5 vajza në Tiranë të kamufluara pas një qendre masazhi, e kishin kthyer këtë ambient në një qendër prostitucioni.
Policia ka bërë me dije se në pranga kanë rënë 3 prej tyre, 20 dhe 23 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një 20-vjeçare tjetër.
Po ashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasen A. V., 36 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe.
Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. /btvnews.al