E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Qetësohuni djema”, fjalët e fundit të shqiptarit që u vra pas përleshjes me armë të bashkatdhetarëve

Shtatë shqiptarët që akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e 39-vjeçarit Pëllumb Ismaili dyshohet se fshihen në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se autorët e dyshuar nuk kanë tentuar të largohen jashtë vendit dhe se ndodhen brenda territorit grek.

Policia ka identifikuar deri tani pesë persona të ashtuquajturit “Grupit L”, të cilët konsiderohen si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar. Një i afërm e 39-vjeçarit ka rrëfyer edhe momentet e fundit dramatike para se ta kapte plumbi qorr.

Ajo që zbuluam ishte se ai tentoi të vraponte jashtë për të ikur sapo dëgjoi të shtënat. Më herët kishte folur me kamarierët dhe i kishte pyetur se kush ishin sepse nuk i njihte. Kur pa se po ziheshin, iu kishte thënë “qetësohuni djema, qetësohuni”, u shpreh ajo duke shtuar se ai ishte një person punëtor dhe se nuk ishte përfshirë në asnjë konflikt me askënd.

Mësohet se shqiptari ndodhet rastësisht në lokal dhe nuk njihte asnjë nga personat e tjerë. Po ashtu ai nuk ishte frekuentues i rregullt i lokalit ku ndodhi ngjarja./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit