E martë, 22 Prill, 2025

VIDEO – Degradon sërish rruga nacionale Peshkopi – Maqellarë

Ndërhyrja pa standarde në mbushjen e gropave në aksin nacional Peshkopi – Maqellarë ka bërë që rruga të degradojë sërish.

Edhe pse firma “Alko Impex” ka zgjedhur të investojë vetëm për segmenti Klos – Peshkopi, si duket edhe këtu punimet kanë qenë jashtë standardeve pasi pa kaluar ende gjashtë muaj nga ndërhyrja, e gjithë rruga është plot me gropa.

Drejtuesit e mjeteve e konsiderojnë skandaloze gjendjen e këtij aksi kombëtar, duke patur parasysh fluksin e lartë të lëvizjes që ka kjo rrugë nga banorë të Dibrës, por jo vetëm. Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët shprehen se duhet kërkuar llogari firmës mirëmbajtëse pasi kostoja në finale bie mbi qytetarët.

Problemet në rrugën nacionale Peshkopi – Skuraj janë të shumta, ndërsa janë lëvruar miliona lekë për ta mirëmbajtur këtë aks, por ndërhyrjet janë bërë vetëm në segmentin Klos – Peshkopi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit