E shtunë, 30 Nëntor, 2024

VIDEO – Furgoni ngec në urën e Domit, rrezikojnë jetën udhëtarët

Një automjet i transportit publik ka ngecur këtë të enjte në mes të urës tip pasarelë që përdoret nga banorët e dy fshatrave, Dom e Zall Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit.

Thyerja e dërrasave ka rrezikuar jetën e të gjithë udhëtarëve përfshirë edhe nxënësit e shkollave, që ndodheshin në mjet në momentin që ai do të dilte në anën tjetër të lumit Mat. Ngjarja për pak u kthye në tragjedi, pasi ura ndodhet në një lartësi prej afro 50 metrash nga lumi i Matit.

Me gjithë apelin e bërë nga ana e banorëve, autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë për të rritur sigurinë e kësaj ure, e cila është e vetmja mënyrë që qindra banorë të dy fshatrave të Gurrës të kalojnë në rrugën nacionale Burrel – Klos.

Banorët kërkojnë ndërhyrje emergjente pasi ngjarja e sotme mund të ishte kthyer në tragjedi njerëzore.  Për shkak të dëmtimit të saj vite më parë në këtë urë janë shënuar edhe viktima, ku teksa kalonin mbi të, njerëzit kanë përfunduar në lumit Mat./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit