Në shtëpinë e Big Brother nuk kanë fund debatet. Edhe për gjërat më të vogla, banorët përplasen me njëri-tjetrin.
Sot është zgjedhur lideri i ri dhe Maestro është gjykuar nga Olta pse ai votoi që në krye të shtëpisë të ishte Kiara.
Olta dhe Armaldo kanë debatuar me njëri-tjetrin, pasi aktorja i tha se është frikacak dhe se tani po i lutet Luizit që mos ta nominojë dhe sipas saj me këto veprime ai po i ul pikë vetes.
Sipas Oltës ai e bëri këtë zgjedhje, sepse Kiara është e vetmja urë lidhëse mes tij dhe Luizit. Por Maestro u shpreh se ai mund ta krijojë vetë komunikimin me Luizin dhe nuk ka pse përdorë Kiarën./btvnews.al