Ditën e sotme është arrestuar një 43-vjeçar nga Tirana pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.
43-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, që 43-vjeçari kishte në përdorim, iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë). /btvnews.al