E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Do ketë vranësira, si parashikohet moti për sot

Dita e sotme do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme por më të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-jugperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore nga 3 deri në 17°C, në zonat e ulëta nga 4 deri në 19°C, në zona bregdetare nga 6 deri në 18°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit