Një bandë shqiptarësh është goditur nga policia spanjolle. Sipas mediave vendase, pas hetimeve 11 shqiptarë kanë rënë në pranga.
Të arrestuarit ishin të përfshirë në trafikun e drogës, mashtrimet me lidhjet e energjisë elektrike, armëmbajtje pa leje, posedimin e lëndëve plasëse.
Sipas mediave, shqiptarët merrnin banesa luksoze me qira në zona jo shumë të populluara dhe më pas i kthenin në laborator për rritjen e drogës, ose siç njihen ndryshe “shtëpi bari”.
Banda kishte ndarë rolet mes anëtarëve të saj, ku disa merreshin me rritjen e drogës, të tjerë punonin si roje dhe të tjerë kishin detyrë shitjen.
Nga ky operacion u sekuestruan 97 kg marijuanë afro 4000 bimë në proces rritjeje, 223 435 Euro dhe ndër të tjera sekuestruan një armë zjarri dhe një hanxhar./btvnews.al