Të tjera detaje janë zbardhur lidhur më bandën që vrau aksidentalisht shqiptarin Pëllumb Islami në Athinë. Autoritetet greke nga hetimet intensive kanë zbuluar më shumë rreth anëtarëve të bandës kriminale që për fat të keq vrau aksidentalisht 40-vjeçarin.
Mediat greke shkruajnë se aktiviteti kriminal shkon shumë larg, aq sa të përfshirë janë edhe oficerë policie. E njohur për autoritetet greke organizata ka pasur aktivitete në të kaluarën edhe në Mbretërinë e Bashkuar. 4 po 5 anëtarë të bandës kanë lidhje edhe me të dënuar për krime të rënda në shumë burgje të vendit.
Mediat ‘Mega’ bën me dije se përveç aktiviteteve kriminale, kjo organizatë promovonte jetën e luksin edhe në rrjete sociale.
Ata kanë postuar në YouTube një videoklip në vitet 2013-2014 , me shprehjet “Dikush duhet të shkojë”. Gjithashtu theksohet se anëtarët e bandës shqiptarë shihen edhe në videoklip./btvnews.al