E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Ronaldo gati të dëshmojë kundër Juventus, mund të kërkojë dhe miliona nga “Zonja e Vjetër”

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është gati të tregojë të gjithë të vërtetën e tij mbi çështjen e rrogave “të falura” te Juventusi.

Sipas mediat italiane, sulmuesi ka shprehur gatishmërinë që t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë Italiane mbi manovrat financiare që bënte klubi bardhezi për të manipuluar bilancet.

Edhe pse Ronaldo ka thënë “PO” për të dhënë dëshminë e tij, nuk dihet ende nëse do të udhëtojë drejt Italisë, apo do të bëjë dëshminë para autoriteteve në Arabinë Saudite, të cilat më pas do ua kalojnë atyre italiane.

Përveç kësaj, lojtari raportohet se është gati të cilësojë veten palë e dëmtuar dhe të kërkojë shlyerjen e menjëhershme të një pagesë prej 28 milionë eurosh nga bardhezinjtë. Janë 19 milionë euro që klubi i detyrohet si të prapambetura, ndërsa pjesa tjetër janë komisione dhe shpenzime ligjore./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit