E hënë, 2 Dhjetor, 2024

VIDEO – Historia e policit që u bë fermer, Bedri Topuzi tregon pse e mori këtë vendim

Jo të gjithë banorët e zonave rurale e kanë braktisur mbarështimin e gjësë së gjallë. Ka nga ata banorë që vijojnë të besojnë se të merresh me blektori është edhe fitimprurëse. Një rast i tillë është i fermerit Bedri Topuzi nga fshati Trepçë i Njësisë Administrative Melan në Bashkinë Dibër.

Bedriu tregon se teksa bashkëfshatarët po i hiqnin, ai ngriti një fermë lopësh që sot ka shkuar në mbi 20 krerë. Ai thotë se lopët janë të racave të ndryshme dhe se me këtë punë siguron të ardhura ekonomike. Bedriu tregon se pasi u largua nga policia e shtetit ngriti fermën.

Sipas tij, largimi u motivua politikisht, por edhe pse gjykata vendosi për rikthimin në detyrë, ai nuk e pranoi.

Sipas Bedri Topuzit, ndihma e shtetit në këtë sektor është e papërfillshme në krahasim me vendet fqinje. Ai bën apel që kjo ndihmë të rritet në mënyrë që njerëzit të mos largohen nga fshatrat./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit