Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke nën akuzën për tentativë vrasjeje ndaj një tjetër të mituri.
15-vjeçari bashkë me 3 të mitur të tjerë ndoqën dhe qëlluan me thikë 16 vjeçarin grek në Nea Ionia të Athinës, për t’i vjedhur celularin.
Autorët kanë arritur ta godasin të miturin me thikë në brinjë, shpinë dhe këmbë.
Ngjarja ka ndodhur më 20 shkurt në Athinë, ndërsa ngjarja është denoncuar në polici nga 16-vjeçari. /btvnews.al