E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Komentet e Luizit për Eva Alikajn, reagojnë të afërmit e aktores

“Kush e nxjerr jashtë”, këto ishin fjalët e para të Luiz Ejllit kur aktorja Eva Alikaj u prezantua si banorja më e re e “Big Brother Vip.”

Siç thotë vetë Luizi, “në kuadër të lojës”, ashtu si me banorët e tjerë ai nuk ka lënë rast t’i kalojë për të “sulmuar” edhe Evën.

Megjithatë, debtate mes tyre nuk kanë pasur në fokus lojën, por diskutime të tjera lidhur me pastërtinë e veprimet e aktores.

Në një diskutim me banorët, Luizi tha sërish me bindje se Eva nuk do të qëndrojë gjatë në shtëpi dhe për këtë gjë do të sigurohet vetë ai.

“Unë do i vë rrobat mbi të tuat”, tha Eva. Më tha “do ma japësh gjysmën”. I thashë “pse ke marrë kaq shumë rroba?”. Tha: “E kam llogaritur të rri dy muaj këtu.” I thashë: “Ti nuk i bën as dy javë, do të të bë nder, nuk do të të lë ti hapësh të gjitha valixhet”- tha Luizi teksa po iu tregonte bisedën e tij me Evën banorëve të tjerë.

Një reagim ka ardhur edhe nga miqtë ose familjarët e aktores, më saktë nga personi që menaxhon llogarinë e saj në Instagram.

“Sepse Eva nuk i futet një projekti për të dështuar, apo për të të bërë ty fresk Luiz Ejlli. Pak rëndësi ka se çfarë ndodh rrugës, e rëndësishme është të pergatitemi për më të mirën, jo më të keqen”-shkruhet në llogarinë e aktores.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit