Së fundmi, Olta e ka vendosur me shpatulla pas murit çiftin e ri, duke i pyetur se pse nuk e kanë shkëmbyer akoma puthjen e parë në buzë. E vërtetë! Ndonëse i kemi parë gjithë kohës duke u puthur dhe përqafuar me njëri-tjetrin, puthja në buzë midis tyre mungon.
Pjesë nga biseda:
Olta: Pse nuk putheni?
Kristi:Nuk do Keisi.
Olta: Nuk do. Po pyte pra pse nuk do.
Keisi: Nuk dua. As unë as Kristi nuk duam.
Kristi: Edhe Luizi të njëjtën gjë bëri.
Olta: Po ti po bën të njëjtën gjë që bëri Luizi?
Nga ana tjetër kujtojmë që më herët për romancën e Keisit me Kristin ka reaguar e dashura e tij jashtë shtëpisë, Zaza me të cilën disa kohë më parë “Iconstyle” ju njohu me të.
“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë.
Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!
Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira.
Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”- shkruante Zaza.