Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar sot strukturat në qytetin e Kukësit. Ai u shpreh se ky vend është në një situatë të rënduar ekonomike, dhe se të rinjtë gjithnjë e më shumë po zgjedhin që të largohen jashtë vendit, duke bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama.
“Një falënderim Berishës për rrugën, këtë investim madhor në një kohë të vështirë. Mbaj mend atëherë që Rama ishte kundër rrugës se kishte hall se do kushtonte dhe se ishte e panevojshme. I thoshte dhe drejtoreshë së bankës botërore ‘i thonë dhe këtyre të LSL që të ngrenë zërin’. I thash se ‘s’ka çmim për rëndësinë që ka për lidhjen mbarë shqiptare’. Mu kujtua kjo, se ai ca kohë nuk dilte këtej, për inat të Saliut ikte nga Maqedonia kur donte të shkonte në Kosovë.
Nuk ka dramë më të papranueshme se largimi i të rinjve për një jetë të mirë. Është një dramë e madhe. E keni parë se çfarë thotë ai? Ato 20 mijë paund që harxhojnë për të ikur, ato të vijnë dhe të investojnë. Ata po të kishin 20 mijë paund nuk iknin. I marrin borxh me shpresës se do t’i shlyejnë. Një pjesë nga halli hyjnë në punë jo të rregullt për t’i shlyer sa më parë dhe jeta u shkon në drejtim tjetër.
Është normale që ndihma ekonomike të jetë dy herë më pak se në Kosovë? Pensionet dy herë më pak për zonat urbane, dhe katër herë më pak për zonat rurale, në krahasim me Kosovën?
Ndaj është koha e një ndryshimi të madh, është një ndryshim i vonuar, por nuk duan të bëj analizën e të kaluarës sepse kemi vetëm 80 ditë përpara”, tha Meta. /btvnews.a