Janë mësuar emrat e disa prej shqiptarëve që kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur mesnatën e djeshme në Kroaci.
Unioni i Shqiptarëve në Kroaci ka publikuar emrin e shoferit dhe dy pasagjerëve, konkretisht Adem Rexha, Armand Shaba dhe Ylli Muça.
“Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus me targa shqiptare është përmbysur dhe raportohet për disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Personat e lënduar po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.
Unioni Shqiptar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë po e përcjellin ngjarjen prej afër, po gjinden pranë personave të lënduar nëpër spitale dhe janë në dispozicion të të lënduarave në çdo moment”, sqaron Unioni i Transportit./btvnews.al