E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Kurti dhe Vuçiç do të takohen nesër në Bruksel, do të diskutohet për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen të hënën në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.

Ndërsa, në orën 16:15 Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Pas takimeve të ndara, në orën 17:15 Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët mes dy liderëve .

Fokusi i takimi do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit