Dita e sotme do të ketë mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit. Në orët e pasditet reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në veriperëndim-jugperëndim me intensitet deri të lartë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe reshje bore me intensitet mesatar.
Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës ditës e diel përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 25-28m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 6-7 ballë./btvnews.al