Sabiani është kundër lidhjes së vajzës së tij, Keisit, me Kristin. Kjo pasi faktet tregojnë se konkurrenti ka një lidhje jashtë.
Në një postim në mediat sociale, teksa ka publikuar mesazhet që i kanë ardhur nga fansat, ai thotë se nuk mund të pranojë që Kristi të luajë me disa porta. Ai shton se Kristi ka lidhje jashtë dhe nuk është dakord që të përdoret vajza e tij.
“Me kane ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shume njerez te cilet presin një reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babi tipik shqiptar, perkundrazi me ka pas shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj me e madhe. Por jane disa gjëra që nuk i pranoj!
Si fillim nuk lejoj askënd te perfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin per shoë. Se dyti nuk jam kunder dashurise ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat . Dhe se fundmi nuk mund te dali nje ÇAPAÇUL që nuk di pse është futur aty brenda, e te luaj me disa porta. Nuk di të justifikoj as veten e vet”, është ky reagimi i Sabianit./btvnews.al