Një aksident i rëndë ka ndodhir gjatë natës në Kroaci. Mediat vendase bëjnë me dije se nga hetimet e para dyshohet se shkak ka qenë përgjumja e shoferit dhe autobusi ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes dhe më pas përmbysjes së autobusit ka humbur jetën një 41-vjeçar nga Shqipëria, pasagjer në autobus.
Po ashtu nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë shoferi 58-vjeçar, po ashtu shqiptar, i cili është transportuar në spital. Identitetet e tyre nuk bëhen të ditura./btvnews.al