DASHI-Përgatituni edhe për surpriza shumë të këndshme. Ju beqarët do jeni pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjeni edhe personin që do iu përshtatet me tepër.
DEMI- Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Për beqarët, së shpejti mund të lindin dashuri të reja…
BINJAKET- Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni më nervozë si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit.
GAFORRJA- Sektori i financave do jetë goxha i mirë, kështu që mund të përfitoni për të bere edhe disa investime afatgjata. Në punë mund të nisni projektet e reja sepse kjo javë do jetë e begatë dhe me fat.
LUANI- Financat në përgjithësi do jenë të stabilizuara megjithatë nuk duhet të rrezikoni shumë duke shpenzuar shuma marramendëse.
VIRGJERESHA- Problemet mund të lidhen vetëm me pjesën nervore pasi do jeni paksa të stresuar. Financat nuk do kenë asnjë problem dhe të gjitha këto falë maturisë që keni treguar kohët e fundit.
PESHORJA- Gjendja e financave do konsolidohet tej mase. Do jeni më të qetë kur të shpenzoni. As shëndeti nuk do ketë shqetësime, përkundrazi do jeni energjikë dhe plot imunitet.
AKREPI- Gjithçka do shkojë më së miri dhe ju do takoheni me personin e ëndrrave. Jupiteri do iu sjellë më tepër energji dhe dinamizëm. Edhe pse java ka qenë e ngarkuar ju çuditërisht nuk do e ndieni lodhjen.
SHIGJETARI- Shëndeti mund të ketë ditët e para disa shqetësime të vogla për shkak të nervozizmit, por pas të martës gjendja do stabilizohet. Në planin financiar përveç fatit që do keni do jeni edhe shumë herë më të matur me shpenzimet.
BRICJAPI- Gjetja e partnerit ideal do kthehet në një fiksim të vërtetë për ju beqarët. Mundohuni të bëni dallimin midis personave dhe mos u joshni nga pamja e jashtme.
UJORI- Ju beqarët do jeni sharmante në maksimum dhe ka shumë gjasa që të mërkurën të ndryshoni edhe statusin. Shëndeti nuk do jetë gjatë gjithë kohës i mirë kështu që do duhet here pas here më tepër përkujdes.
PESHQIT- Ju beqarët do provoni emocione të forta të cilat as që i kishit menduar më parë. Do jeni shumë joshës. Për sa i përket shëndetit, vërtet do mbroheni nga Venusi./btvnews.al