E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Sërish dhunë në futbollin shqiptar, përplasje dhe kaos në sfidën AF Elbasani-Pogradeci

Episodet e dhunës në futbollin shqiptar vijojnë. Këtë herë dhuna është shfaqur në ndeshjes AF Elbasani kundër Pogradecit, e vlefshme për Kategorinë e Dytë.

Në minutën e 5-të të takimit më të rëndësishëm në Grupin B në Kategorinë e Dytë, situata u tensionua së tepërmi, pasi arbitri i takimit Olsion Yzeiraj akordoi penallti për verdheblutë.

Pas akordimit të penalltisë në fushë mbizotëroi tensioni dhe kaosi dhe pati një ndërprerje të lojës për disa minuta.

Për mbarëvajtjen e rendit u angazhuan edhe FNSH si edhe Policia e Rendit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit