Një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një vjedhje që k tentuar të bëjë në Kuçovë. Policia sqaron se 54-vjeçari është pikasur nga pronari i banesës dhe ky i fundit e ka dhunuar.
Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTË
Gjatë natës, në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, shtetasi L.B., 54 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues Kuçovë
Në tentativë për të vjedhur disa shpend, shtetasi L.B, është konstatuar nga pronari i shtëpisë B.Sh., ku më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit është dëmtuar autori shtetasi L.B., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./btvnews.al