Të hënën, më 27 shkurt, do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi.
Mbledhja e qeverive do të zhvillohet Në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, në Podgoricë.
Këtë të diel është bërë publike dhe agjenda e plotë e takimit mes dy qeverive dhe mësohet se do ketë marrëveshje dhe memorandume.
AXHENDA E PLOTË:
10:30 – Ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së.
10:45. – Nisja e seancës së përbashkët
13:00 – Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe Marrëveshjes Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.Transmetimet live do t’i ndiqni në faqet zyrtare të Kryeministrit.
Në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi:
-Deklaratë e Përbashkët midis Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazovic, në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverive Republikës së Shqiperisë dhe Malit të Zi
-Marrëveshje bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndertimin e urës në lumin e Bunës.
-Marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin Republikes së Shqipërisë.
-Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi.
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushat e mirëmbajtes dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi.
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjës së shëndetit të bimëve, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi.
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi.
-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijeve të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë së Malit të Zi.
-Programi i bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Malit të Zi për periudhën 2023-2025.
-Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi.
-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi. /btvnews.al