Të paktën 34 emigrantë raportohet se janë mbytur pasi anija e tyre u përmbys në brigjet jugore të Italisë.
Mediat në Itali bëjnë me dije se anija mbante më shumë se 100 emigrantë kur u përplas mëngjesin e të dielës.
Autoriteti portual sqaron se aksidenti ndodhi pranë qytetit bregdetar të Krotone, në Kalabri. Mes viktimave raportohet të ketë dhe fëmijë të vegjël.
Vigili del Fuoco, nga agjencia institucionale e Italisë për shërbimin e zjarrfikësve dhe shpëtimit, tha se një varkë me emigrantë u rrëzua pranë Steccato di Cutro, në provincën e Crotone, dhe raportoi për rreth 40 të mbijetuar./btvnews.al