Skuadrat e qarkut të Dibrës, Sport Klub Bulqiza, Burreli dhe Korabi kanë regjistruar rezultate negative.
Bulqiza që militon në Kategorinë e Dytë ka humbur thellë kundër Vorës me rezultatin 4 me 0 duke vijuar serinë e rezultateve negative.
Edhe në Kategorinë e Parë, panorama është e njëjtë pasi Burreli është mundur nga Oriku me rezultatin 2 me 1. Po ashtu dhe Korabi ka humbur në ndeshjen me Turbinën minimalisht 1 me 0./btvnews.al