Njëmbëdhjetë automjete janë përfshirë në aksidentin e sotëm, pranë urës së Tajvanit.
Sakaq, mësohet se gjashtë persona janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Gjithçka ndodhi kur një autobus i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur me automjetet.
Sipas shefit të qarkullimit në Tiranë, Taulant Gjoka nuk përjashtohet pista e shpejtësisë.
“Është shpejt për të dalë në një përfundim në lidhje me shkaqet e aksidentit, Grupi hetimore po kryen veprimet e duhura.
Disa drejtues mjeti që janë në vendngjarje po kontrollohen po merren të dhënat, dhe sigurisht po testohen edhe për nivelin e alkoolit, ndërsa ata që janë në spital, sapo të mbarojnë me ndihmën e parë do të testohen.
Dëmet janë të konsiderueshme, ka vend për të dyshuar për një shpejtësi.” u shpreh ai. /btvnews.al