Ditën e sotme është arrestuar një 35-vjecar nga Dibra.
Policia bën medije se shtetasi M.K ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Menjëherë pas këtij konstatimi forcat e policisë Dibër kanë arrestuar 35-vjeçarin.
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan shtetasin M.K., 35 vjeç, banues në Dibër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait të tij. /btvnews.al