Kylian Mbappe është futur në historinë e PSG-së në moshën 24-vjeçare.
Falë dygolëshit të tij të djeshëm ndaj Marseilles, sulmuesi francez ka arritur shifrën e 200 golave me klubin parisien në katër sezone e gjysmë.
Mbappe tashmë është në krye të golashënuesve më të mirë të PSG-së së bashku me Edison Cavanin, i cili gjithashtu ka 200 gola për Paris Saint Germain.
Por, Mbappe është vetëm një gol larg për t’u bërë i vetmi në renditje si sulmuesi më pjellor i klubit. /btvnews.al