Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë nisur takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Para këtij takimi, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.
Ata kanë takuar dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar./btvnews.al