E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Priten reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të hënë

Ditën e sotme priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare. Reshjet në shumicën e qarqeve do të shoqërohen me shtrëngata.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 11 deri në 15 °C, në vendet e ulëta nga 10 deri në 14 °C dhe në vendet malore nga 5 deri në 11 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe sipas parashikimeve nuk do të ketë probleme në det të hapur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit