E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Tjetër çift në ‘BBV’? Nita Latifi: Jam puthur në buzë me Shpatin

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ po tentohet që të formohen çifte por mesa duket, një prej tyre ishte gati për t’u krijuar vite më parë. Saktësisht, para 4 vitesh.

Njohja ka ndodhur mes këngëtares Nita Latifi dhe moderatorit nga Gjakova, Shpat Kërleshi. Këtë e zbuloi Nita, një natë më parë gjatë lojës që u zhvillua në oborr.

Nita u pyet nëse është ndjerë xheloze kur Shpati u afrua me Dean. Ajo e mohoi, duke treguar se me Shpatin njihet para shumë vitesh, madje shtoi se mes tyre ka pasur edhe puthje.

‘Ka ndodhur thjesht një puthje. Para 4 viteve kemi dalë në një takim” tregoi Nita.

Kujtojmë se Shpat Kërleshi është banori më i ri i shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Ai është ish-basketbollist dhe moderator në Gjakovë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit