Kjo godinë që shihni dikur ka qenë në shërbim të postës kufitare me Maqedoninë e Veriut. Kjo për faktin se Gjorica ndodhet në zonën kufitare me shtetin fqinj dhe qeveria moniste i jepte shumë prioritet.
Por me shembjen e komunizmit, ajo mbeti e papërdorshme, ndonëse vijon të jetë pronë e forcave të armatosura. Hasan Çela tregon se para viteve 90-të kjo zonë ishte pikë strategjike dhe shumë e rëndësishme, pasi kishte prani të lartë të forcave të armatosura, për tu mbrojtur nga ndonjë rrezik i jashtëm. Ai tregon se hyrja ishte e kontrolluar në këtë zonë.
Për shkak edhe të pranisë së forcave ushtarake, sipas Hasan Çelës, zona e Gjoricës kishte më shumë gjallëri, krahasuar me sot që është thuajse e braktisur, sidomos nga të rinjtë./btvnews.al