E hënë, 21 Prill, 2025

VIDEO – Fermerët shkulin mollët: Shkak mungesa e tregut

Problemet me mungesën e gjetjes së një tregu të sigurt për shitjen e prodhimit, kanë bërë që banorët e zonëve rurale që kanë kultivuar prej vitesh qindra pemë molle, janë detyruar që t’i presin apo t’i shkulin.

Një rast i tillë është edhe ky në fshatin Gjoricë e Sipërme në Bashkinë Bulqizë. Rreth 7 dynym e mbjellë me mollë, po hiqet pasi çdo vit prodhimi ose ka mbetur pa shitur, ose ka patur çmim të papërfillshëm.

Fiqiri Budini tregon se bashkëfshatarët e tij po i  boshatisin tokat e mbjella dikur me mollë, për shumë arsye. Sipas tij, ata përballen çdo vit me mungesë të tregut të shitjes, duke i detyruar që ta hedhin në lumin Drin gjithë prodhimin.

Po ashtu, sipas tij, fermer të tjerë që jua kanë shitur prodhimin kompanive të mëdha nuk janë paguar prej 2 apo 3 vitesh. Të gjendur në këtë situatë ata kanë vendosur t’i shkulin pemët e mollës.

Një tjetër problematikë për këtë kategori fermerësh është edhe mungesa e skemës së mbështetjes nga institucionet shtetërore kur atyre ju dëmtohet prodhimi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit