Një zjarr ka rënë në zonën e Bllokut në Tiranë pasditen e kësaj të hëne. Policia e Tiranës sqaron se zjarri ka djegur tendën e një ballkoni, por janë përhapur dhe në disa ballkone të tjera.
Tashmë flakët janë fikur dhe nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Po ashtu një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.
“Më datë 27.02.2023, në rrugën “Brigada 8”, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia./btvneës.al