Agron Xhafa, shoferi i autobusit të Unazës që shkaktoi aksidentin e frikshëm në Tiranë, është vënë në prangat e policisë.
Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e shoferit dhe ndaj tij ngritur akuza e “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin: A. Xh., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar autobusin, është përplasur me disa automjete dhe si pasojë janë dëmtuar 9 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, njofton policia./btvnews.al