Për ditën e sotme priten reshje mesatare në qarkun Shkodër dhe lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Lezhë dhe Vlorë, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në veri dhe verilindje të vendit, reshjet priten të jenë në formën e dëborës, të cilat do të zbresin deri në lartësitë 800m mbi nivelin e detit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 10 deri në 20 °C, në vendet e ulëta nga 9 deri në 19 °C dhe në vendet malore nga 2 deri në 12 °C.
Për sa i përket erës pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./btvnews.al