Toldi Aleksi, shoferi i mjetit tip “Porsche”, që u dëmtua më së shumti në aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku u përfshi autobusi dhe nëntë mjete të tjera, ka folur së fundmi dhe ka treguar gjithë përjetimin e tij në momentin e aksidentit.
Në një reagim në mediat sociale, i riu tregon si ndodhi aksidenti dhe pse ai nuk mundi të reagonte në kohë. Po ashtu thotë se është ndjerë keq pasi e kanë akuzuar si fajtor.
REAGIMI I PLOTË:
Sot ne aksidentin me autobuzin e unazes ne Porsche isha une me tim vella dhe fal Zotit dolem pa demtime fizike por vetem deme materiale.
Kam lexuar komentet dhe falenderoj te gjithe personat qe shohin te verteten ashtu sic ishte e nuk na “kryqezuan” per shkak te makines ashtu sic beri nje pjese tjeter me mallkime e shfryrje.
Persa i perket makines, ajo makine eshte nje e mire materiale e siguruar nga puna e ndershme, nga djersa, lodhja, ankthi, presioni, frika e deshtimit e te gjithe komponentet qe duhen per te arritur suksesin!
Me vjen keq per te gjithe ata qe nuk munden ti pershtaten ketij sistemi dhe kan ngelur ne te shkuaren qe as nuk e kan jetuar. Asgje ne kte jete nuk eshte rastesi, eshte fuqia e deshirave dhe endrrave per tja dale dhe mbi te gjitha SAKRIFICA!
Uroj te gjithe te demtuarve te marin veten sa me shpejt dhe te tilla fatkeqsi mos te riperseriten./btvnews.al