E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Mediat greke zbulojnë detaje për vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar në Mikonos, dyshohet se shkak ka qenë një borxh

Të tjera detaje janë zbardhur për vrasjen e 34-vjeçarit në Mikonos, në datën 20 Shkurt.

Vrasja e Jualian Kosovës vazhdon të mbetet në qendër të mediave greke, pasi u vra me pushkë në kokë nga bashkëmoshatari grek, pas një sherri në lokal në orët e para të mëngjesit

Mediat greke kanë publikuar dhe pamjet e sherrit mes viktimës dhe autorit të krimit disa ditë para ngjarjes, ku shihen duke debatuar me njëri-tjetrin.

Pamjet tregojnë se dy të rinjtë kanë pasur konflikte të mëparashme dhe dita e krimit, nuk ishte hera e parë që ata janë përballur me njëri-tjetrin.

Po ashtu shkruajnë se dy të rinjtë kanë pasur mosmarrëveshje financiare, pasi biznesmeni grek i kishte shqiptarit një borxh prej 3 mijë eurosh./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit