Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë prangat e policisë në Greqi, pasi është kapur me një sasi droge.
Sipas mediave vendase bëhet me dije se operacioni është zhvilluar nga policia greke në mëngjes në një zonë pyjore në Kostur
Mësohet se shqiptari ka qenë duke transportuar 2 çanta me drogë të ndara në 50 pako me 53 kg marijuanë, të cilat janë sekuestruar.
Po kështu u sekuestruan dhe 2 celularë me 2 karta SIM dhe lekë shqiptare./btvnews.al