E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rruga Ura e Çernecit–Stëblevë braktiset plotësisht nga bashkia

Duhej të ishte një rrugë e asfaltuar që do të lidhte Dibrën me Librazhdin, por aktualisht kjo është gjendja e aksit Ura e Çerenecit – Stëblevë.

E premtuar disa herë për tu shtruar me asfalt, banorët e dy njësive administrative të Bulqizës, Ostreni e Trebishtit, janë me shpresë se dikur edhe rruga që ata përdorin do të jetë e asfaltuar.

Zgjerimi i trasesë dhe shtrimi i saj me zhavor gati për asfalt është bërë që në vitin 2012, por edhe pse kanë kaluar afro 11 vite, ajo nuk është asfaltuar. 3 vite më parë u lajmërua se kishte nisur asfaltimi nga ana e Librazhdit e do t’i shërbente zonës së Gollobordës për të përfunduar tek ura e Çerenecvit, por deri tani në këto njësi nuk është shtruar asnjë metër asfalt.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se ky është një skandal që u bëhet kësaj zone për shkak se të vetmen kërkesë që kanë patur nuk e kanë realizuar deri sot.

Nga ana tjetër, banorët që përshkohen nga ky aks rrugor shprehen se as me zhavor nuk mirëmbahet rruga duke u bërë vështirësisht e kalueshme në çdo stinë të vitit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit