Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në Bruksel.
Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se ky është një moment historik për paqen në rajon.
“Paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit.
Ky është një moment mjaft i rëndësishëm historik për paqen në rajon dhe ikurajoj fuqishëm të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për zbatim të shpejtë.
Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të besojë në këtë model. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.
Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke u hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë”, është ky reagimi i Ramës./btvnews.al