Policia e Tiranës gjatë javës që lamë pas, ka arrestuar dhe proceduar 19 shoferë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Po ashtu 107 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë ndëshkuar me masë administrative 626 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
304 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 422 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 333 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve. Gjithashtu, janë vendosur 28 masa administrative për mosrespektimin e tabelës “Stop”.