E diel, 24 Nëntor, 2024

Transportonte 53 kilogramë marijuanë në Greqi, 23-vjeçari shqiptar në pranga

Policia greke ka zhvilluar një operacion në një zonë pyjore në Kostur. Si rezultat një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar. Ai është kapur në flagrancë teksa posedonte lëndë narkotike. I riu është ndaluar nga policia në tokën greke duke mbajtur në krahë 2 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kilogram marijuanë.

Së bashku me çantat atij iu sekuestruan dhe 2 celularë me 2 karta SIM dhe para shqiptare. Prej fillimit të këtij viti, në zona të ndryshme të Greqisë janë kapur nga policia greke rreth 710 kg marijuanë. Ata dyshohet se vinin nga Shqipëria. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit