Sëmundja e Luizit vijon të shkaktojë debate në shtëpinë e Big Brother Vip. Mësohet se ai është vizituar nga mjekët ditën e somte.
Në mediat sociale është një video e cila tregon Armaldon i cili gjatë bisedës me Kiarën tha se një doktor ka hyrë për të kontrolluar këngëtarin por moderatorja i kërkoi që të mos e diskutojë këtë gjë.
“Po paska ardhur një doktor për atë, paska ardhur një doctor”- tha maestro. Ndërsa është publikuar dhe një tjetër moment ku, Kiara i thotë Ermionës se Luizit i duhen ilaçe specifike.
Kiara: Nuk ke se çfarë i bën
Ermiona: Po kam unë moj ilaçe
Kiara: Po nuk i pi pra, sepse do ilaçe specifike, ai i ka pirë tani do thjesht të rrijë të flerë. Mos i fol fare se bëhet shumë nervoz, do të ta ktheje përgjigjen keq
Ermiona: Mua më erdhi gjynah, sepse sma ktheu përgjigjen siç ma kthente gjithmonë. Unë kam ilaçe
Kiara: Ato duan ilaçe specifike, nuk mund ti japësh ilaçe të tjera./btvnews.al