E shtunë, 23 Nëntor, 2024

VIDEO-Zarf i zi në shtëpi! Luizi “fajson” Kiarën, kjo e fundit shpërthen në lot

Pas situatës së Luizit dhe Kiarës, e cila u cilësua nga një pjesë e banorëve si dhunë fizike, ata janë të bindur se vendimi i zarfit lidhet me Luizin.

Madje, vetë Luizi iu drejtua Kiarës me fjalët “Ia dole”. Ky reagim i artistit nga Shkodra pasi pa zarfin ka bërë që Kiara të shpërthejë në lot.


Po çfarë ndodhi më herët midis Kiarës dhe Luizit?

Një mision i vendosur nga “Vëllai i Madh” për vajzat e shtëpisë, krijoi kaos, solli lot, debate dhe një situatë të vështirë për Kiara Titon. Ermiona iu komunikoi vajzave të tjera se “Big Brother” iu ka dhënë një mision, ku duhet të injorojnë djemtë e shtëpisë, të mos flasin me ta, të mos reagojnë dhe të mos i prekin. Kështu vajzat do të fitonin një avantazh.
Luizi, i cili e kuptoi që në fillim lojën nga reagimet e Kiarës, ishte ai që u mundua të bëjë partneren e tij të dorëzohet për të humbur lojën.

Megjithëse fillimisht i tha Kristi se “gratë tona janë në lojë dhe mund të kenë një avantazh”, ai e çoi Kiarën deri në atë pikë sa ajo të përlotej dhe të kërkonte ndihmë nga Olta.

Luizi e zuri “ngushtë” në një cep, Kiarën në tualet, duke mos e lënë të lirë, deri në momentin që do i fliste dhe do të humbte lojën dhe avantazhin që vajzat do të merrnin. Duke qarë dhe duke thënë, “Olta dua të dal, nuk mundem, po më merret fryma, nuk është normale. Të lutem Olta më ndihmo”, Kiara u përpoq t’i shpëtonte Luizit dhe Armaldos, të cilët nuk hoqën dorë nga presioni që po i bënin Kiarës, duke injoruar tërësisht gjendjen e saj. Pas kësaj, Kiara doli e përlotur jashtë, duke ia treguar edhe një herë Luizit gjendjen e saj të rënduar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit