E hënë, 2 Dhjetor, 2024

FOTO – Arrestohet Dan Hutra që vrau tre në Tiranë, policia i sekuestron dhe armën e krimit

Dan Hutra, autori i masakrës së trefishtë të ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë është arrestuar nga policia.

Policia e Shtetit konfirmon se në orët e vona të pasdites Hutra është vënë në pranga, po ashtu është sekuestruar dhe arma e krimit. Mësohet se ai është kapur në afërsi të landfillit të Sharrës.

Hutra akuzohet për 3 ngjarje të rënda. Ai ka plagosur një 40-vjeçare në Astrit, ka vrarë vrarë 2 gra të tjera në familjen e ish-bashkëjetueses në Paskuqan dhe një 31-vjeçare në Kamzës.

REAGON MINISTRI ÇUÇI

Pas arrestimit të Hutrës ka dhe reaguar dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili ka përgëzuar policinë.

Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave”, ka shkruar Çuçi në rrjetet sociale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit