Në radhët e policisë gjatë ditës së sotme janë bërë disa ndryshime. Sipas informacioneve bëhet me dije se ndryshime kanë ndodhur në komisariatet e policisë së Vlorës dhe Lushnjes.
Ende nuk ka një njoftim nga policia, por bëhet me dije se Emiljano Duqi është emëruar drejtuesi i ri i komisariatit të Vlorës.
Ndërkohë drejtuesi aktual, Agim Basha është transferuar nga Vlora dhe është emëruar si shef komisariati në Lushnje./btvnews.al