E premte, 29 Nëntor, 2024

VIDEO – Banorët e lagjes Duka në Rripë të Gurrës, prej vitesh pa rrugë automobilistike

Megjithëse jemi në vitin 2023, ka ende zona në të cilat qarkullimi i automjeteve është i pamundur në stinën e dimrit. E tillë është edhe lagjja “Duka” në fshatin Rripë të Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit.

Dhjetëra banorë të kësaj lagjeje detyrohen që çdo gjë që ju nevojitet që e blejnë në treg ta transportojnë me kafshë ngarkese nga rruga kryesore e njësisë deri tek banesat e tyre. Kjo për arsye se rruga e lagjes nuk funksionon në këtë stinë për shkak se nuk është investuar siç duhet nga pushteti vendor.

Vetë banorët shprehen se me këtë situatë përballen prej shumë vitesh dhe marrin premtime që asnjë nga të zgjedhurit vendor nuk i mban pasi merr mandatin e kryebashkiakut.

Të gjendur në këto kushte, banorët lajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen me datë 14 Maj të këtij viti. Banorët kërkojnë rruga e tyre të bëhet e kalueshme nga automjetet në çdo stinë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit