E shtunë, 30 Nëntor, 2024

VIDEO – Historia e trishtë, dikur ishte minator ndërsa sot detyrohet që të mbledhë hekura

Megjithëse një pjesë të jetës e kaloi nën tokë, minatorët e Bulqizës vijojnë të jenë shtresa më e vuajtur. Jo vetëm që ata nuk marrin të ardhura të mjaftueshme gjatë kohës që punojnë, por as më pas.

Një ndër ta është Ali Qeshkeku nga Shupenza. Aliu ka punuar përplot 16 vite në minierën e Bulqizës, ndërsa sot ka përfunduar në hekurmbledhës përgjatë rrugës nacionale. 58 vjeçari udhëton çdo ditë në këmbë mbi 40 kilometra vajtje e ardhje nga Shupenza në qytetin e Bulqizës.

Aliu mbledh kanaçet e pijeve që konsumojnë udhëtarët e i hedhin përgjatë rrugës, për t’i shitur ato për skrap në mënyrë që të sigurojë të ardhura ekonomike. Teksa kontrollon pjesën anësore të rrugës dhe kontejnerët e mbeturinave, Aliun e ndjek besnikerisht qeni i tij. Pas ndarjes nga jeta të babait të tij dhe bashkëshortes, Aliu mbeti i vetëm me djalin të cilët jetojnë në kushte çnjerëzore.

Ne udhëtuam bashkë me Aliun tek banesa e tij në qendër të Shupenzës. Pamjet e brendshme të ambjentit ku jetojnë babë e bir janë vërtetë të rënda pasi nuk polotësojnë jo vetëm kushtet minimale të jetesës por as ato higjenosanitare. Çatia e banesës nuk mban aspak reshjet e shiut të cilat sa biejnë jashtë biejnë edhe brenda.

Vetë Aliu tregon se e ka të pamundur të ndryshojë gjendjen e tij me aq pak para sa nxjerr nga mbledhja e kanaçeve anash rrugës nacionale, ndërsa djalin ende nuk e ka në moshë pune. Apeli i Aliut shkon për të gjitha institucionet shtetërore, shoqatat humanitare si dhe për të gjithë ata që kanë mundësi ekonomike ta ndihmojnë sepse vetë e ka të pamundur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit